Botë

FARK e liroi gjeneralin e rrëmbyer kolumbian

01.12.2014 10:42

Kryengritësit nga grupi ultramajtist Forcat revolucionare të armatosura të Kolumbisë (FARK) e liruan gjeneralin Ruben Dario Alzate dhe dy persona të tjerë...

Kryengritësit nga grupi ultramajtist Forcat revolucionare të armatosura të Kolumbisë (FARK) e liruan gjeneralin Ruben Dario Alzate dhe dy persona të tjerë, të cilët u rrëmbyen para dy javëve.
 
Gjenerali i armatës kolumbiane dhe dy persona të tjerë, një ushtar dhe avokatja Gloria Urego, iu dorëzuan përfaqësuesve të një grupi humanitar lidhur me Kryqin e Kuq, pas çka të tre u transferuan në bazën ushtarake.
 
Kryqi i kuq e konfirmoi lirimin e të rrëmbyerve, duke sqaruar se ata u janë dorëzuar humanitarëve në një zonë të largët nga provincën Çoko, në pjesën e izoluar të xhunglës në bregun paqësor të Kolumbisë.
 
Gjenerali Alzate dhe dy personat tjerë u rrëmbyen më 16 nëntor, derisa kanë udhëtuar me anije nëpër lumin Artrit.
 
Menjëherë pas rrëmbimit të gjeneralit, presidenti Santos ka urdhëruar ndërprerjen të negociatave në kryeqytetin e Kubës./MIA