Raportet Greqi-Kosovë, Dendias për vizitë pune në Prishtinë
04.06.2021 12:50
Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias....

Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias, viziton sot Kosovën, me ç’rast pritet të realizojë takime me krerët e lartë të shtetit.
Vizitën e tij , Dendias e fillon me takimin me ministren e jashtme të Kosovës, Donika Gervalla dhe më pas pritet takim pune me presidenten, Vjosa Osmani, kryeparlamentarin, Glauk Konjufca, dhe kryeministrin, Albin Kurti.
Dendias ka vizituar Kosovën edhe më 9 tetor të vitit 2020, kur në krye të Qeverisë ishte Avdullah Hoti dhe ushtruese e detyrës së presidentes ishte Vjosa Osmani.
Dendias me të arritur në Kosovë pati deklaruar para mediave se çështja e njohjes së Kosovës është çështje e vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve.
