Ndalohen investimet amerikane, Biden zgjeron listën e kompanive kineze
Presidenti amerikan, Joe Biden...

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka zgjeruar listën e kompanive kineze, në të cilat investitorët amerikanë nuk mund të kenë aksione, për shkak të lidhjeve të dyshimta me sektorë kinezë për mbikëqyrje.
Biden ka nënshkruar urdhrin ekzekutiv, duke vënë theksin te ndalimi për investime në 59 kompani kineze. Lista e re zëvendëson atë të mëparshmen, që ishte përpiluar nga administrata e ish-presidentit Donald Trump.
Urdhri i ri ekzekutiv do të fillojë të implementohet nga 2 gushti dhe lista e kompanive do të përditësohet, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.
Lista shënjestron kompani të përfshira në teknologji të Kinës për vëzhgim, që përdoren për “shtypje apo abuzime serioze me të drejtat e njeriut”, të cilat, sipas Shtëpisë së Bardhë, dëmtojnë sigurinë dhe vlerat demokratike të SHBA-së dhe aleatëve të saj.
Në mesin e kompanive të mëdha që kanë qenë dhe mbeten në listë janë: Korporata e Industrisë së Aviacionit të Kinës, Grupi për Komunikime Mobile në Kinë, Teknologjia Huawei dhe korporata të tjera.
