Serbi , seri shpërthimesh në fabrikën e armëve në Çaçak

04.06.2021 14:10

Rreth orës 01:30 pas mesnate....

Rreth orës 01:30 pas mesnate,  një seri shpërthimesh të fuqishme nga një depo me granata,  tmerruan banorët e qytetit  Çaçak të Serbisë.

Në këtë aksident nuk pati viktima . 30 punëtorët e fabrikës “Sloboda”,  që punonin  në ndërrimin e tretë,  u evakuuan me sukses. Bashkë me ta u evakuuan edhe banorët e zonës .

Fabrika “Sloboda” prodhon kryesisht predha artilerie, por edhe municione të tjera. Gjatë bombardimeve të vitit 1999, ky objekt ishte shënjestër e vazhdueshme e sulmeve ajrore të NATO-s.