Ofroi 500 000 euro garanci, Rashkovski nga Shutka në paraburgim shtëpiak

04.06.2021 15:20

Dy hetime po zhvillohen kundër ish sekretarit të përgjithshëm të qeverisë, Dragi Rashkovski...

Dy hetime po zhvillohen kundër ish sekretarit të përgjithshëm të qeverisë, Dragi Rashkovski, rreth dyshimeve për abuzime me tenderët për blerjen e softuerëve që askush nuk i ka kërkuar ose përdorur.

Me gjithë hetimet, Rashkovski  u ankua për zgjatjen e paraburgimit dhe Prokuroria e Lartë Publike në Shkup u pajtua që ai të lirohet me kusht, në këmbim të ofrimit të një garancie prej rreth 500 mijë eurove.

Apeli me një vendim ekspres vendosi që Rashkovski nga Shutka të shkojë në paraburgim shtëpiak, duke mos pranuar kështu garancinë e ofruar prej gjysmë milioni eurosh. Apeli mendon që është më mirë që ish sekretari gjeneral i qeverisë të vazhdojë të jetë i mbyllur sepse ekziston frikë e bazuar se mund të shkatërrohen gjurmët e veprës penale ose Rashkovski mund të pengojë hetimet.

"Paraburgimi i Rashkovskit përcaktohet sipas nenit 165, paragrafi 1, pikat 1 dhe 2. Ankimi i vendimit të paraburgimit është me garanci. Për shkak se kemi vlerësuar se ende ekziston pika 2, për shkak të së cilës është vendosur masa e paraburgimit, që konsiston në frikë të bazuar se mund të shkatërrohen gjurmët e krimit, ose kur ekzistojnë rrethana që tregojnë se i pandehuri mund të pengojë hetimin, edhe kur ka garanci financiare, masa e paraburgimit nuk mund të zëvendësohet me këtë garanci.",- u tha nga Gjykata e Apelit.

Dragi Rashkovski dyshohet për keqpërdorin të pozitës në shpalljen e tenderëve për dy softuerë, të cilat i ka patentuar vetëm pak kohë para hapjes së tenderëve.

Njëri softuer ishte për ndëshkimin automatik të shkeljeve të trafikut që MPB nuk e përdori asnjëherë e tjetri për votim elektronik.

Të dy tenderët kapin një shumë prej rreth 200 mijë eurosh. Rashkovski dyshohet edhe se i ka marrë 300 euro në muaj një bashkëpunëtori të qeverisë, të cilit i lëshohej një honorar prej 800 eurosh. (Gazmend Rexhepi, TVM2)