Kriza me pandeminë, India porosit vaksinë të pamiratuar
Në kulmin e krizës së pandemisë....

Në kulmin e krizës së pandemisë, ku mijëra persona infektohen çdo ditë dhe mijëra të tjerë po humbin jetën, India ka vendosur të marrë një vaksinë të paautorizuar ende nga autoritetet mjekësore.
Qeveria ka porositur 300 milionë doza të vaksinës së prodhuar nga kompania indiane Biological E e cila ka treguar rezultate premtuese në dy fazat e para. Porosia në vlerë të 206 milionë dollarëve është e para që India ka nënshkruar, ndonëse prodhuesit e vaksinës nuk kanë pranuar autorizim urgjent për përdorim.
Vendi po përballet me krizën më të tmerrshme nga pandemia . Krematoriumet nuk mund ta përballojnë fluksin e viktimave dhe shumë familjarë po i varrosin të afërmit e tyre të vdekur nga Covid 19 buzë lumenjve e disa video të ditëve të fundit tmerruan botën, teksa pamjet tregonin varret e cekta që hapeshin nga qentë.
