Botë

Së paku 40 demonstrues janë arrestuar në Hong Kong

01.12.2014 10:43

Së paku 40 persona janë arrestuar gjatë përleshjeve mes demonstruesve dhe policisë në rajonin e kompleksit qeveritar në Hong Kong...

Qindra demonstrues u tubuan mbrëmë para selisë së Qeverisë dhe tentuan ta rrethojnë ndërtesën. Policia përdori gazë lotësjellës dhe shkopinjë për ti shpërndarë demonstruesit.
 
Së paku katër policë janë lënduar gjatë përleshjeve.