Covid-19, 7 viktima, 16 raste të reja e 28 të shëruar

04.06.2021 15:36

Vazhdon trendi i ulët i infektimeve Covid në vend....

Vazhdon trendi i ulët i infektimeve Covid në vend. Nga 3.109 teste të bëra në 24 orët e fundit, janë regjistruar 16 raste të reja me Covid-19, 8 prej të cilëve  vetëm në Shkup. 7 qytetarë  nuk arritën të fitojnë betejën Kovid.

Në këto 24 orë të shëruarit janë 28 pacientë, numër jo shumë i lartë, megjithatë është më i lartë se ai i të infektuarve të rinj.

Gjatë 24 orëve të fundit, në qendrat Covid në Shkup ka pasur 3 hospitalizime të Reja ndërkohë që Numri i pacientëve Covid ëstë gjithsej  57.

Aktualisht në vend ka 1.027  raste aktive, 427 prej të cilave vetëm në Shkup, 109 në Kumanovë dhe në qytetet e tjera shifrat janë dyshifrore ose deri 1 pacient. Vazhdon të mbetet në  3  numri i qyteteve që  aktualisht nuk kanë asnjë rast aktiv.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 155.379  raste, prej të cilëve 148.910 janë shëruar, kurse 5.442  kanë ndërruar jetë.