Shekerinska: Deri në korrik tërheqim trupat nga Afganistani
Deri në muajin korrik pjesa më e madhe e trupave të ARM-së....

Deri në muajin korrik pjesa më e madhe e trupave të ARM-së me mision në Afganistan do të tërhiqen. Ministrja e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska, theksoi se kjo tërheqje ka vetëm një qëllim, sigurinë e gjithë anëtarëve të misionit të NATO-s.
“Për shkak të sigurisë se gjithë trupave, është dakorduar që detaje operative të mos shpalosen. Trupat tanë do të jenë atje unë do thosha vërtetë edhe shumë shkurt kohë dhe presim që pjesa më e madhe e forcave të tërhiqen deri muajin korrik. Kuptohet që gjithë kjo bëhet me kujdes të madh, e cila ka një qëllim të vetëm, e ajo është siguria e gjithë misionit të NATO-s. Mua më vjen mirë që para tre ditëve pritëm ushtarët tanë të cilët u kthyen e që praktikisht ishin mjekë dhe infermierë.”,- tha ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.
Në misionin paqeruajtës të forcave të NATO-s në Afganistan në 20 vitet e fundit po marrin pjesë edhe ushtarë të Armatës së Maqedonisë së Veriut.
Këto komente Shekerinska i bëri gjatë dhënies në shfrytëzim të hapësirës së shtëpisë së armatës Katedrës për Vallëzim në Universitetit "Goce Delçev". (Zekirja Mexhiti, TVM2)
