Kinë, treni përplas punonjësit e mirëmbajtjes, 9 viktima

04.06.2021 16:08

Nëntë persona humbën jetën....

Nëntë persona humbën jetën në një aksident hekurudhor në provincën Gansu të Kinës.

Aksidenti tragjik ndodhi  kur një tren i nisur nga Urumqi për në Hangzhou, përplasi punëtorët që po punonin për mirëmbajtjen e linjës në qytetin Jinchang.

Ekipet e  urgjencës,  shkuan menjëherë në vendngjarje dhe të lënduarit u transferuan në spital. Autoritetet po hetojnë për shkakun e aksidentit. Megjithatë te familjarët e viktimave ka shpërthyer zemërimi.

Ata pyesin të revoltuar  se si ka mundësi që në hekurudhë po kryheshin punime dhe drejtuesit e trenave nuk ishin të informuar për këtë.