Vonesa e vaksinave ruse, Bazdnikin: Kontrata s’ka afate, shpresojmë të vijnë shpejtë
Ambasadori rus Sergej Bazdnikin....

Ambasadori rus Sergej Bazdnikin, thotë se vaksinat “Sputnik V” do të arrijnë sipas afateve të marrëveshjes. Megjithatë pohon se në dakordimin mes dy vendeve, nuk ka pasur një afat të caktuar kohor, por gjithçka është lënë në vullnetin e mirë të palës ruse, që determinohet nga kapacitetet prodhuese.
“Pala ruse rreptësisht u përmbahet detyrimeve të veta dhe planifikon të dërgon porositë e vaksinave deri në afatin e përcaktuar me marrëveshje. Megjithatë orari për porositë nuk është i paraparë me marrëveshjen dhe i njejti formohet në bazë të kapacitetetit prodhues të Rusisë. Ambasada është në kontakt të vazhdueshëm me menaxhmentin e Fondit të Investimeve Direkte. Shpresojmë se shumë shpejtë do të arrijnë dozat e vaksinës Sputnik V.” – tha Ambasadori i Rusisë në RMV, Sergej Bazdnikin.
