Maqedoni
Parashikimi i motit
05.06.2021 12:01
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm....

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 05°C në 24°C dhe në zonat e ulëta nga 14°C në 32°C.
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe vranësira mesatare të shoqëruara me erë të lehtë nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimalja do të arrijë 29 gradë Celsius.
Nesër pasdites do të ketë paraqitje lokale të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Nga e hëna vijon periudhë e motit me vranësira të ndryshueshme, në shumë vende i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Në nivel lokal, proceset do të jenë më intensive me shi më të rëndë, shkarkime elektrike, erëra të forta dhe kushte për paraqitje të breshrit.
