Maqedoni

QSHP: Filloi provimi i maturës shtetërore

05.06.2021 13:45

15 mijë e 294 maturantë iu nënshtruan provimit të parë të matures shtetërore përkatësisht testimit të gjuhës...

15 mijë e 294 maturantë iu nënshtruan provimit të parë të matures shtetërore përkatësisht testimit të gjuhës dhe letërsisë në të cilën nxënësit ndjekin mësimin. Sipas Qendrës Shtetërore për Provime, proviti në gjuhën dhe letërsi shqipe iu nënbshtruan 4 mijë e 78 maturantë, në gjuhën dhe letërsinë maqedonase 10 mijë e 848, ndërsa për gjuhë dhe letërsi turke kishte 272 kandidatë. Testimit iu nënshtruan edhe 385 nxënës të gjimnazit Zef Lush Marku në Shkup. Drejtori i kësaj shkolle Faruk Zeqiri deklaroi se testimi po realizohet sipas të gjitha protokolleve.
 
"Në ZLM gjithsejt do ti nënshktrohen 385 nxënës provimit të pare të matures shtetërore në lëndën gjuhë shqipe dhe letërsi. Procesi ka filluar ashtu si duhet sipas të gjitha protokoleve të parapara nga MASH dhe minsitria e shëndtësisë. Deri tash nuk është paraqitur asnjë gabim nga testatorët të cilët janë të angazhuar për realizimin e matures shtetërore.", tha Faruk Zeqiri, dr.sh.m “Zef Lush Marku”.
 
Edhe në shkollën e mesme Josip Broz Tito matura shtetërore u organizua sipas protokolleve.
 
"Këtë vit janë siguruar kushtet për testim me presence fizike janë rspektuar të gjitha masat anti kovid. Shkolla ka dy hyrje nxënësit hyjnë nga dy hirje, janë respektuar masat higjienike, matje e temperatures, kushtet për distance fizike dhe gjithçka po zhvillohet normalisht.", thonë nga shkollën e mesme Josip Broz Tito.
 
Për shkak të pandemisë vitin e kaluar matura shtetërore nuk u realizua, prandaj nxënësit kanë preferuar që edhe këtë vit matura shtetërore të mos organizohet. 
 
"Ndjehem e stresuar pasi me mësimin online nuk mund të mësojmë gjithçka që duhet për provimet por program u shkurtua dhe tani jemi këtu për të iu nënshtruar provimit"... 
 
"Mendoj se këtë vit duhej të anulohet testimi pasi vitin e kaluar ishte anuluar, por në kuadër të rrethanave ndjehem I përgaditur për maturë dhe shpresoj se do të kemi rezultate të mira.", thanë qytetarët.
 
Nga Qendra Shtetërore e Provimeve dhe Misnitria e Arsimit thonë se provimi I parë I matures u realizua pa kurrfar pengesash. 
 
"Matriali është shpërndar në kohë. Informacionet nga tereni flasin se të gjithë nxënësit janë të pranishëm dhe nuk ka kurrfar pengesash apo shtyrje.", thonë nga QENDRA shtetërore e Provimeve.
 
"Matura është akti I rëndësishëm sepse kjo në një far forme është rrumbullaksim I një niveli të arimimit, prandaj ju urojë fat dhe shum dituri të gjith maturantëve që me sukses ta përfundojnë provimin e parë obligues dhe shum fat në provimin e dytë.", tha Milla Carovska, ministre e arsimit.
 
Për realizimin e testimit janë vaksinuar rreth 2 mijë testues, dhe 300 vëzhgues janë vaksinuar, derisa nxënësit e infektuar me kovid 19, do të mund të shfrytëzojnë terminin shtesë për provimin e matures shtetërore që do të mbahet më 25 dhe 28 qershor. Provimi i dytë esktern, që paraqet lëndë zgjedhore do të mbahet me 11 qershor. Rezultatet e testimit do të shpallen brenda 30 ditësh nga mbajtja e provimit të dytë. 
 
GYLTENE SINANI