Botë
Indi, mbi tre mijë të vdekur mrenda 24 orësh
05.06.2021 14:11
India vazhdon të mbetet një nga vendet më të prekura nga virusi korona....
India vazhdon të mbetet një nga vendet më të prekura nga virusi korona. Në 24 orët e fundit në Indi kanë humbur jetën 3 mijë e 380 persona.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se me vdekjen e 3 mijë e 380 personave, numri I përgjithshëm i viktimave arrinë në 344 mijë njerëz. Në 24 orët e fundit në shtetin Indian janë regjistruar edhe 120 mijë e 529 të infektuar duke e çuar numrin e përgjithshëm të infektimeve në 28 milion e 694 mijë e 879 persona. Aktualisht në trajtim nga kovi 19 janë një million e 555 mijë e 229 persona. Në kuadër të fushatës së vaksinimit në vendin me 1.4 miliard banorë, janë aplikuar mbi 227 milion doza të vaksinës.
Sipas faqes së internetit “Worldometers” e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, India është në “vendin e dytë në botë për sa i përket numrit të rasteve dhe e treta për sa i përket vdekjeve”.
