Botë

Afganistan, nga sulmi vetëvrasës në një varrim 9 të vrarë

01.12.2014 11:24

Nga një sulm vetëvrasës në një ceremoni varrimi në pjesën veriore të Afganistanit, janë vrarë së paku 9 persona dhe plagosur 18 të tjerë...

Zyrtarët lokal në provincën Baghlan i thanë Radios “Evropa e Lirë” se në mesin e të vrarëve nga sulmi i sotëm në Burqa ishin edhe dy policë.
 
Zyrtarët thanë se cak i këtij sulmi duket se ishin udhëheqësit e lartë në Burqa.
 
Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, por aktualisht talibanët i kanë shtuar sulmet kundër forcave të sigurisë afgane, derisa po tërhiqet pjesa më e madhe e forcave luftarake të NATO-s.