Maqedoni
Zaev: Nuk fshehim asgjë rreth kontestit me Bullgarinë
05.06.2021 14:52
Opinionit në vend nuk po I fshehim asgjë sa u përket bisedimeve me Bullgarinpë, thot kryemisnitri Zoran Zaev...

Opinionit në vend nuk po I fshehim asgjë sa u përket bisedimeve me Bullgarinpë, thot kryemisnitri Zoran Zaev, sipas të cilit aktualisht në tavolinë është propozimi portugez I cili siç vlerëson kryeminsitri është bazë e mirë për zgjidhje. Zaev dukemohuar akuzat e opozitës për bisedime të fshehta me Bullgarinë përsëriti qëndrimin se suk do të bisedohet për identitetin dhe gjuhën maqedonase.
"Apeloj për seriozitet, besoni se serioz është edhe shteti edhe ardhmëria, dhe gjithçka që bisedohet. Gjatë rrugës duhet të ndërtoni edhe miqësi tu zgjatni dorën fqinjëve të gjeni mënyrën, por mund të konfirmoj për të gjith jo vetëm maqedonasit për shkak të identitetit maqedonas dhe gjuhës kjo u dhemb dhe I prek të gjith qytetarët tanë. Të jenë të qetë se kjo as që ka qenë dhe as që është në tavolinën e bisedimeve për rrugën tonë evropjane që pretendojmë.", tha kryeministri Zoran Zaev.
Zaev tha se grupe të punës të minsitrive të punëve të jashtme të dy vedeve po punëjnë në protokolin e definimit të bashkëpunimit në nivel sektorësh me afate konkrete për implementimin më efikas të marrveshjes me Bullgarinë. Por VMRO-DPMNE-ja opozitare përsëri kanë akuzuar kryeminsitrin për bisedime të fshehta me Bullgarinë dhe e kanë ftuar atë që të tërhiqet nga tradhtia e re kombëtare pasi siç thonë nga kjo parti populli këtë nuk do ta tolerojë.
Osmani: Jemi të përkushtuat për fillimin e bisedimeve
Shefi i diplomacisë Bujar Osmani thot se qeveria mbetet e përkushtuar që vendi të fillojë bisedimet në samitin e qershorit edhe pse nuk mund të konfirmojë nëse kjo do të ndodhë.
"Ne punojmë sikur qershori të jetë mundësia e vetme, qasjen e kemi të tillë që të mund ti angazhojmë të gjitha kapacitetet për gjetjen e zgjidhjes.", tha Bujar Osmani, ministër i pënëve të jashme.
Edhe Osmani thot se zgjidhja po kërkohet te propozimi portugez për tejkalimin e mospajtimeve me Bullgarinë, me të cilën në bazë ditore shkëmbehen propozime.
GYLTENE SINANI
