Maqedoni

BDI, parti e ‘gjelbërt’, axhenda e gjelbërt kryefjala e zgjedhjeve lokale

05.06.2021 14:28

Bashkimi Demokratik për Integrim në shënimin e 19 vjetorit të themelimit të saj...

Bashkimi Demokratik për Integrim në shënimin e 19 vjetorit të themelimit të saj, nisi politikë të re të veprimit nëpërmjet axhendës së gjelbërt. Kreu i partisë Ali Ahmeti tha se pas rrumbullkasimit normative të Marrëveshjes së Ohrit, Integrimit në NATO dhe marrjen e dritës së gjelbërt për anëtarësim në BE, me kërkesë të rinisë po u përkushtohen politikave ambientaliste për një jetë më cilësore. Kjo do të jetë motoja e BDI–së në zgjedhjet lokale.
 
“Po nisim një politikë të re, një mënyrë të re të të bërit politik dhe të vepruarit drejtëpërsëdrejti përtej të drejtave etnike, zhvillimit dhe synimeve integruese, politikë për drejtësinë mjedisore për jetë cilësore.Ju paralajmëroj që përveçse nivelin qëndror axhenda e gjelbërt do të jetë kryefjalë edhe për zgjedhjet e ardhshme lokale edhe atë me kontributin e njohësve më të mirë të fushës. Apeloj deri tek shoqëria civile dhe grupet e interesit që ti bashkangjiten axhendës tonë të gjelbërt me idetë dhe përvojën e tyre të cilat do të përqafohen nga ana e Bashkimit Demokratik për Integrim.”, tha kryetar I BDI–së, Ali Ahmeti.
 
Axhenda e gjelbërt, Ahmeti: Gjitha etnitë të kyçen në aktivitet tona
 
Integristët synojnë të bëhen lider europian të axhendës së gjelbërt. Ahmeti theksoi se do të veprojnë jashta kornizave etnike apo fetare, andaj edhe fjalimin e tij, përpos gjuhës shqipe, e nisi dhe e përmbylli edhe në gjuhën maqedone.
 
“Qeveria komunat dhe të gjitha institucionet tona duhet të bashkangjiten dhe ne do të angazhohemi për këtë të bëhemi lider rajonal dhe europian në politikat e axhendës së gjelbërt. Një ajër e një ujë, një tokë e një planet I ndajmë bashkarisht. Të kujdesemi për to pa dallime etnike dhe fetare, partiake e kulturore, arimsore e sociale e të çfardo lloji tjetër.”, tha Ahmeti.
 
Kreu i integristëve theksoi se përkuhstimi në jetësimin e axhendes së gjelbërt përpos jetës më cilësore do të ndikojë në shëndetin tonë si dhe do të sjellë vende të reja pune.
 
MERALE ISMAILI