Maqedoni

Dita ndërkombëtare e ambientit, mbeturina të deponive para ministrisë së ekologjisë

05.06.2021 15:14

Mbeturina të deponive të egra si Likova, Haraçina e Struga përfundojnë para dyerve të ministrisë së ekologjisë.....

Mbeturina të deponive të egra si Likova, Haraçina e Struga përfundojnë para dyerve të ministrisë së ekologjisë. Anëtarët e forumit rinor të Aleancës për Shqiptarët, I sollën këtu për t’ua rikujtuar autoriteteve përgjegjëse, siç thonë ata neglizhencën ndaj kësaj problematike që po mbyt qytetarët. Ata kritikojnë pushtetin se s’po ndërmer asgjë konkrete në sanimin e deponive disa dekadëshe.
 
“Qytetarët, e fëmijët në veçanti për çdo ditë ballafaqohen jo vetëm me erën e keqe të cilën e lëshojnë këto deponi, por edhe me sëmundjet ngjitëse të cilat transmetohen përmes qenve endacak. Ndërkohë qeveria aktuale dhe ministri i ambientit dhe funksionarë të tjerë, në vend që të gjejnë zgjidhje afatgjate për këtë problematikë që na përsëritet për çdo ditë, ata pa fije turpi sot organizojnë promovime dhe festa të ndryshme në këtë ditë që çuditërisht për ata simbolizon shëndetin, e fatkeqësisht për ne tregon sëmundje.”, tha Omer Ajdini, forumi rinor i ASH-së.
 
Aktivistët e Aleancës për Shqiptarët më pas mblodhën mbeturinat, duke u dhënë leksion ministrisë së abientit se nuk janë si ata dhe se si duhet vepruar me deponitë e egra nëpër vendbanimet shqiptare.
 
MERALE ISMAILI