Maqedoni

Kovid 19, 6 të vdekur 29 të infektuar 50 të shëruar

05.06.2021 15:59

Situata me pandeminë në vend vazhdon të jetë stabile...

Situata me pandeminë në vend vazhdon të jetë stabile. Gjatë 24 orëve të fundit nga 3.856 të testuar janë regjistruar 29 raste të reja me Covid-19.
 
Nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 50 pacientë, ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 6 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë regjistruar gjithsej 155mijë e 407 të infektuar, prej të cilëve 148 mijë e 960 janë shëruar, 5 mijë e 448 kanë humbur jetën, ndërsa aktualisht në vend janë edhe 999 raste aktive me Kovid 19.
 
Ndërkohë vazhdon edhe vaksinimi anti kovid. Deri të premten gjithsejt janë aplikuar 384 mijë e 466 doza të vaksinave, ndërsa janë rivaksinuar 139 mijë e 53 qytetarë. Me shifrat e fundit 48% e popullsisë mbi 70 vjeç dhe 35% e moshës mbi 60 vjeç, kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.  Ministria e Shëndetësisë njofton se interesimi për tu vaksinuar dita-ditës po rritet. Nëpërmjet ueb-aplikimit vakcinacija.mk  deri tani janë paraqitur 440 mijë e 213 qytetarë.