Botë

Ministrat e Shëndetësisë nga vendet e G7 pajtohen për njohjen e certifikatave të vaksinimit

05.06.2021 16:17

Ministrat e Shëndetësisë të veddeve të G7-tës janë dakorduar në lidhje me nevojën e bashkëpunimit...

Ministrat e Shëndetësisë të veddeve të G7-tës janë dakorduar në lidhje me nevojën e bashkëpunimit për zhvillimin e njohjes reciproke të testimit dhe certifikatave të vaksinimit globalisht, 
 
Marrëveshja u arrit për të ashtuquajturat pasaporta të vaksinave pas një takimi në Oksford. Pas samitit dyditor, politikanët arritën në përfundimin se ata duhet të punojnë së bashku për të zhvilluar standardet ndërkombëtare dhe praktikat e rekomanduara “për krijimin, përdorimin dhe njohjen e ndërsjellë të certifikatave të testimit dhe vaksinimit në të gjithë vendet që mbështeten në vaksina të sigurta, efektive dhe të rishikuara në mënyrë rigoroze”.
 
Në njoftimet lëshuara pas takimit thuhet se: Jemi të përkushtuar të punojmë si vende të G7 drejt një procesi të pranimit të ndërsjellë të certifikatave COVID-19”. Ndërkohë Ministrat e Financës të grupit të shtatë vendeve më të industrializuara kanë arritur një marrëveshje “historike” për vendosjen e një takse për kompanitë e mëdha multinacionale. Ministrat e Financave, gjatë takimit në Lodër, u zotuan për vendosjen e një takse për korporatat, prej një niveli minimal prej 15 për qind.