Maqedoni
Regjistrimi në shkollat e mesme, Duraku: Interesimi për në paralelet e mjekësisë
05.06.2021 16:58
Regjistrimi në shkollat e mesme për vitin e ri akademik fillon me 14 qershor....

Regjistrimi në shkollat e mesme për vitin e ri akademik fillon me 14 qershor. Eshtë paraprë të ketë 3 afate, I pari do te mbahet prej 14 deri më 17 qershor afati i dytë prej 22 deri më 24 qershor dhe afati i tretë është më 30 qershor. Drejtori i shkollës së mesme “Cvetan Dimov” Visar Duraku thekson se kohëve të fundit tregu i punës është fokusuar më tepër në paralelet e drejtimit te mjekesise.
"Kohëve të fundit më të fokusuar janë në drejtimet e mjekesise. Aty i kemi gjithsej 4 partalele 2 janë motër medicinale dhe nga 1 janë teknik dhëmbësh dhe teknik farmaceutik. Edhepse drejtimet tjera janë mjaftë të mira, kohëve të fundit tregu i punës është më tepër i fokusuar nga mjekesia. Familjaret por edhe nxënësit kanë ambicie më tepër për paralelet e mjekesise. Në paralelet ekonomike dhe juridike kemi teknik ekonomik, administratë biznesi që është drejtim I ri, qe e kemi startuar vitin e kaluar , eshte drejtimi teknik juridik si dhe një drejtim i ri shitës 3 vjeçar.", tha Visar Duraku, drejtor i sh.m Cvetan Dimov”.
Nebiu: Interesimi rritet për drejtimet defiçitare
Blerim Nebiu drejtori I shkollës së mesmë Marija Kiri Skllodovska thekson se kjo shkollë është e njohur me drejtimet deficitare, dhe çdo vit interesimi është shumë më madh nga ana e nxënësve.
"Janë të parapara 7 paralele në 3 drejtime, janë profilet shëndetësor, laborant sanitari shëndetësore, teknik medicinal përkujdesje, teknik I optikës së syve si dhe 4 profile arsimore kimike teknologjik siq janë teknologjia arsimore dhe teknik për prodhime kimke dhe kozmetike si dhe për ruajtjen e mjedisit jetësor dhe teknik laborant kimik. Këtë vitë regjistrimi do të bëhet sipas alfabetit në hapsir të hapur në oborin e shkollës që të kemi haspirë më të madhe për qarkullim të nxënësve dhe të prindërve.", tha Blerim Nebiu, drejtor i sh.m “Marija Kiri Skllodovska”.
Në 109 shkolla të mesme gjithsej janë 30.053 vende të lira për nxënësit në 913 paralele, prej të cilëve 19.602 në arsimin professional, në 604 paralele, 9.261 në Gjimnaz në 274 paralele dhe 1.190 vende në 35 paralele në arsimin –për Art, Akademinë e sportit, Gjimnazin për sport dhe Gjimnazin për Matematikë-Informatikë. Me konkursin e ri këtë vit, janë hapur 97 klasa duale me një vëllim të shtuar të trajnimeve praktike për 2,001 nxënës. Prej tyre,11 paralele tani më janë nga programet ekzistuese, ndërsa 86 paralele janë rezultat i bashkëpunimeve të reja ndëmjet shkollave dhe kompanive të cilët kanë shprehur gatishmëri të pranojnë nxënës në trajnim praktik drejtëpërdrejtë në vendin e punës.
REJHANE BUSHI METAJ
