Maqedoni

MPB: Konkursi i fundit për polic përfshin të gjitha etnitë

01.12.2014 11:29

Në konkursin e ri për pranimin e 400 policëve të shpallur nga Ministria e Punëve të Brendshme, kanë konkurruar mbi 3mijë kandidatë nga të gjitha bashkësitë etnike...

Përzgjedhja ka filluar sot dhe do të kalojë në disa faza. 
 
Ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska, theksoi se përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i bashkësive etnike do të respektohet, por kriteret janë të njëjta për të gjithë kandidatët.
 
Faza e ardhshme është testi psikologjik, ndërsa më pas vjen testimi me shkrim, ku kandidatët duhet të tregojnë aftësi edhe në ese.