Maqedoni
VMRO: BDI po u kthehet rrënjëve të 2001-it
05.06.2021 17:16
Nënkryetari I VMRO–DPMNE Aleksandër Nikollovski duke ironizur tha se BDI me politikat ambientaliste...

Nënkryetari I VMRO–DPMNE Aleksandër Nikollovski duke ironizur tha se BDI me politikat ambientaliste po u kthehet rrënjëve nga kanë nisur në vitin 2001.
"E qartë që BDI nuk ka se çfar i ofron qytetarëve dhe po zhyten në problemet e tyre, në krim dhe korrupsion. Gjithashtu BDI po u kthehet rrënjëve, gjegjësisht ata filluan në vitin 2001 si parti e gjelbërt nga malet e Maqedonisë.", tha Aleksandar Nikollovski nga VMRO – DPMNE.
Fokusimi i politikave të BDI – së në kushtet jetësore, ditë më parë u përshëndet nga kryeministri Zoran Zaev i cili e cilësoi modernizim të partisë.
MERALE ISMAILI
