Maqedoni

Realizimi i mësimit online, Arsimtarët: Kishim vështërsi të natyrës teknike

05.06.2021 17:40

Shkollat në vend pas mbylljes në fillim të marsit për të frenuar përhapjen e Kovid 19...

Shkollat në vend pas mbylljes në fillim të marsit për të frenuar përhapjen e Kovid 19, iu nënshtruan mësimit online. Kjo formë e mësimit u aplikua për here të pare në vend përmes platformës nacionale për mësim në distance. Arsimatrët që zbatuan mësimin online në fillim u përballën me vështërsi të natyrave teknike, por siç vlerësuan arritën të adaptohen dhe të përfundojnë me sukses planprogarmet e palnifikuara. Problemet kryesisht ishin të natyrës teknike thonë arsimtarët. 
 
"Mangësitë kanë qenë se jo të gjithë nxënësit kanë qenë të paisur me kushte për mësimin online, kemi pasur nxënës, që kanë pasur mangësi në shtëpi me internetin ta mbajnë mësimin.", tha Nezrane Rustemi, arsimtare.
 
"Kjo paltformë kërkon intrenet më të shpejtë dhe më të mirë dhe ka rast e kur nxënësit vet largohen nga  ora mësimore, ose mikroforni nuk ju punon nxënësve, probleme që mund të mënjanohen, por edhe i kemi plotësuar këto mangësi duek ardhur nxënësit me prezencë në ditë të caktuara.", tha Semra Idrizi, arsimtare.
 
Poashtu pandemia ka reflektuar edhe te suksesi I nxënësve mesatar të cilët do të motivoheshin më shumë nëse mësimi do të relaizoheshte me prani fizike thonë arsimtarët me shpresë se viti I ardhshëm shkollor do të fillojë me prani fizike. 
 
"Besoj që viti tjetër të na gjejë në bankat shkollore, jo si ky vit sepse nuk mund të them se ka qenë një vit i mbushur me sukses. Për nxënësit që kanë qenë mesatar ose të dobët ka qenë një vit me të vërtetë i vështirë sepse kur i kemi përballë ua sqarojmë temat mësimore, sesa kështu kur jemi me minutazh të kufizuar.", tha Rustemi.
 
"Neve thejsht u jemi adaptuar rrethanave që ka sjellur pandemia dhe është dashur të gjindemi në njëfarë forme, njejtë nuk është asesi, por besoj se ajo është me më rëndësi që të realizohet plan programi dhe nxënësit të kenë interesim të pyesin të kyçen.", tha Idrizi.
 
Rikthimi i nxënësve në shkollë nga shtatori, fjalën e fundit e ka Komisioni për Sëmundje Ngjitëse 
 
Kohë më parë Kryeministri Zoran Zaev është shprehur për rikthimin e nxënësve në bankat shkollore nga Shtatori. Pavarësisht qëndrimit të tij fjalën e fundit e ka Komisioni për Sëmundje Ngjitëse, i cili merr vendime në bazë të pasqyrës epidemiologjike është shprehur Zaev. Ndërkohë Komisioni i sëmundjeve ngjitëse së bashku me Ministrinë e Arsimit janë duke përgaditur protokolle për kthimin e nxënësve në shkollë nga 1 shtatori.
 
FLUTURA LATIFI