Maqedoni
Debllokimi i negociatave me BE-në, Kërzhallovski: Duhet raport zyrtar për aritjet në marrëveshje
05.06.2021 18:00
Garancat që kërkon Sofja në raport me debllokimin e negociatave per Maqedonine e Veriut...

Garancat që kërkon Sofja në raport me debllokimin e negociatave per Maqedonine e Veriut dhe mbajtjes se konferences nderqeveritare me BE-ne sic duket po I lëkund pozicionet shtetërore. Andaj ekspertët e fushës të kontaktuar nga TVM2, konsiderojnë që autoritetet politike nuk duhet të lëshojnë pe në dëm të interesave nacionale. Aleksandar Kërzhallovski nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, e sheh të nevojshme përgatitjen e një raporti që të krahasohet se cili shtet i është vënë me përpikshmëri impelemntimit të marrëveshjes bilaterale, që me këtë rast vlerëson se pala jonë është në favor të respektimit të marrëveshjes për fqinjësi të mirë, gjë që sipas tij, argumenton vendin tonë në samitin e BE-së në fund të muajit.
"Drama në këtë rast bie në anën tonë dhe ashtu si me marrëveshjen e Prespës është e komplikuar puna se për çka janë të gatshëm liderët politk të pajtohen apo të tërhiqen sepse në fund si me Greqinë u dëshmua sa lëshuam në situatë dhe shpresoj kjo nuk do të ndodhë sepse strikt mbahemi në rregullat e gjuhës dhe identitetit dhe plot 7 muaj nuk kemi luajtur nga ky pozicion. Atë çka ne duhet të bëjmë është të kemi një raoprt se çka kemi bërë në raport me respektimin e marrëveshjes dhe sigurisht kemi bërë ma shumë se Sofja dhe kjo duhet të jetë argument në anën tonë.", tha Aleksandar Kërzhallovski nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar.
Debllokimi i negociatave me BE-në, Kërzhallovski: Heqja e vetos Bullgare, hap i vështirë për në qershor
Kërzhallovki është pesimist se në samitin e verës Bullgaria do të ndryshojë mendjen, ndërkaq fakti se nuk ka qeveri politike atje, është një mirëseardhje e Sofjes për t'u arsyetuar para ministrave të BE-së më 22 qershor në tërheqjen e vetos për t'i dhënë dritë jeshile RMV-së në nisjen e bisedimeve për integrim.
"Unë personalisht nuk jam optimist se kësaj rradhe do të mund të tërhiqet vetoja bullagre për arsyetimin e tyre se bëhet fjalë për qeveri teknike dhe se nuk ka mandat të ndryshojë diçka që ka miratuar parlamenti.", tha Kërzhallovski.
Kërzhallovski thotë se opinion i gjerë nuk do të jetë asnjëherë i gatshëm t'ju thotë "PO" bisedimeve me çmim të identiteti dhe gjuhës amqedonase, dhe për këtë fton qeveritarët të jenë të kujdeshshëm për politikën që udhëheqin kundrejt Sofjes në zgjidhjen e kontestit.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
