Botë
Burkina Faso, një sulmues i armatosur ka vrarë 100 civilë
05.06.2021 18:28
Një sulmues i armatosur ka vrarë rreth 100 civilë në një qytet në veri të Burkina Fasos....

Një sulmues i armatosur ka vrarë rreth 100 civilë në një qytet në veri të Burkina Fasos.
Ky është sulmi më i përgjakshëm, që prej se ky shtet i Afrikës Perëndimore ishte kontrolluar nga xhihadistët e lidhur me Al-Kaidën dhe grupin militant, Shteti Islamik rreth pesë vjet më parë. Ngjarja ndodhi gjatë natës mes 4 dhe 5 qershorit në qytetin Solhan, afërsi të kufirit me Nigerin. Militantët po ashtu kanë djegur shtëpi, ka njoftuar qeveria. Presidenti i Burkina Fasos, Christian Kabore e quajti sulmin si akt “barbar”.
Zyrtarët lokalë paralajmëruar se numri i viktimave mund të rritet. Sulmet nga xhihadistët e lidhur me Al-Kaidën dhe Shtetin Islamik kanë vrarë mijëra persona dhe rreth 3 milionë persona të tjerë janë zhvendosur përgjatë rajonit Sahel, veçanërisht në zonën kufitare mes Burkina Fasos, Malit dhe Nigerit.
