Botë

Burri plagos djalin dhe vret gruan pasi ia shërbeu sallatën me vonesë

05.06.2021 20:29

Një burrë në Uttar Pradesh të Indisë, u arrestua pasi vrau gruan e tij dhe plagosi djalin e tij...

Një burrë në Uttar Pradesh të Indisë, u arrestua pasi vrau gruan e tij dhe plagosi djalin e tij, pas një konflikti i cili nisi se iu shërbye sallata me vonesë.
 
45 vjeçari Murli Singh kërkoi që gruaja t'i shërbente sallatën për darkë. Gruaja Sudesh u vonua në përgatitjen e saj dhe kjo bëri që të fillonte një konflikt i cili përfundoi me pasojë vdekjen.
 
Singh përdori një shat kopsht për të goditur gruan e tij, e cila ndërroi jetë. Singh sulmoi djalin e tij 20-vjeçar Ajay me mjetin e kopshtarisë, i cili u përpoq të shpëtonte nënën e tij.
 
Singh thuhet se më pas u largua nga vendi i ngjarjes.
 
Pasi dëgjuan britmat, fqinjët e familjes vrapuan në shtëpi dhe thirrën policinë. Times of India raportoi se kur fqinjët mbërritën, ata gjetën Sudesh të shtrirë dhe të mbuluar nga gjaku.
 
Sudesh dhe Ajay u dërguan të dy në spital, ku Sudesh ndërroi jetë ndërsa djali është jashtë rrezikut.
 
Policia nisi një kërkim zyrtar për Singh dhe pas dy ditësh kërkimi, policia  e gjeti të fshehur në një xhungël aty pranë, ku u arrestua më pas.