Maqedoni
Parashikimi i motit
06.06.2021 12:01
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh...

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm. Pasdite kryesisht në lindje dhe verilindje të vendit do të ketë zhvillim lokal të vranësirave jostabile me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar.
Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku Temperaturat minimale do të variojnë nga 07°C në 14°C ndërsa temperaturat maksimale prej 21°C në 33°C.
Në Shkup, moti do të jete i ngjajshëm ku paradite do të jetë me diell dhe i ngrohtë ndërsa pasdite do të ketë zhvillim të vranësira, bubullimave dhe erës së përforcuar. Temperatura minimale do të zbret deri në 14, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 30 gradë.
Nga dita e hënë moti do të jetë i ndryshueshëm, në disa vende me reshje të shiut.
