Botë

Italia, e dyta në Evropë për numrin e të vaksinuarve

06.06.2021 12:29

Italia renditet e dyta në Europë për numrin e vaksinimeve anti-Covid pas një rekordi të ri të vendosur këtë fundjavë.....

Me 600 mijë vaksina të administruara vetëm gjatë kësaj jave deri më tani, Italia është renditur në vendin e dytë në Europë për vaksinimin anti Kovid.
 
Numri i dozave të administruara në total ka kaluar në mbi 37 milionë vaksina. Këtë javë italia fillon vaksinimin e personave të pa sttrehë. Do të jenë shoqatat që do të merren me vaksinimin e tyre për t’u përpjekur të arrijnë sa më shumë të jetë e mundur. Italia renditet menjëherë pas Gjermanisë dhe përpara Francës dhe Spanjës duke ia atribuuar këtë sukses pjesërisht rritjes së numrit të qendrave të vaksinimit. 800 qendra të reja do të hapen gjithashtu gradualisht në javët e ardhshme.
 
Sipas shifrave të botuara në faqen e qeverisë italiane, 12,7 milionë njerëz janë vaksinuar plotësisht ose 23,48% e popullsisë mbi moshën 12 vjeç. Ndërkohë Lombardia, zona më e goditur e Italisë nga COVID-19 është pranë imunitetit të tufës. Sipas Letizia Moratti nënkryetarja e rajonit , tanimë Lombardia po i afrohet 70% e popullsisë së vaksinuar. Një përqindje që do të nënkuptonte arritjen e imunitetit të komunitetit.