Botë
Moldavi, situatë e ndërlikuar pas zgjedhjeve parlamentare
01.12.2014 11:31
Rezultatet e pjesërishme të zgjedhjeve të përgjithshme në Moldavi, tregojnë se po udhëheqin partitë me orientim pro-evropian...

Megjithatë, duket se asnjë parti e vetme nuk do të jetë në gjendje ta formojë qeverinë, kështu që pritet periudhë e vështirë paszgjedhore.
Me 87% të votave të numëruara, tri partitë pro-evropiane, Partia Demokratike Liberale, Partia Demokratike dhe Partia Liberale kanë së bashku 44% të votave.
Partia Pro-ruse Socialiste ka 21%, ndërsa Komunistët e Moderuar i kanë 40%.
Dalja në zgjedhjet e djeshme parlamentare ishte afërsisht 56%.
