Maqedoni
Zaev: Punojmë për zhbllokimin e eurointegrimeve
06.06.2021 14:08
Kryeministri, Zoran Zaev nuk e përjashton mundësinë për fillimin e negociatave me BE-në në samitin e 22 qershor....

Kryeministri, Zoran Zaev nuk e përjashton mundësinë për fillimin e negociatave me BE-në në samitin e 22 qershor. Ai paralajmëroi një seri takimesh me zyrtarë të BE-së dhe NATO-s, por edhe me zyrtarët bullgar në kuadër të përpjekjeve për ta bindur vendin fqinjë të mos e pengojë mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.
"Kam paralajmëruar udhëtime strategjike në këtë perudhë në Stamboll, Tiranë, Paris, Vienë, dhe qytete tjera pasi përsëri ndodhemi para sfidës së integrimeve në BE. Pason Samiti në Antalia më 17 qershor, ku do të jetë presidenti ynë Pendarovski, por edhe presidenti i Bullgarisë dhe vendeve tjera fqinje, ku mund të shfrtëzohet si mundësi që të vazhdoj integrimi evropjan i Ballkanit perëndimor. Unë madje besoj se në gjithë këtë periudhë mund të mbahet edhe konferenca ndër-qeveritare. Gjithë kjo do të na ndihmonte ta marrim PO-në e zëshme që e presim më 22 qershor, për mbajtjen e konferencës së parë ndër-qeveritare.”, tha Zoran Zaev, kryeminsitër i RMV-së.
Deklarata e kryeminsitrit Zaev vjen pas darkës së punës me presidentitn turk Rexhep Taip Erdogan, ku është biseduar për partneritetin në NATO, ndërsa u paralajmëruan edhe 10 investime turke në pjesën e koridorit dhjetë.
VMRO-DPMNE: Jo marrveshje me Bullgarinë që mohon identitetin
Ndërkohë VMRO DPM vashdon të ngrisë dyshime se në tavolinën e bisedimeve është deklarata bullgare që e mohon identitetin dhe gjuhën maqedonase.
"VMRO-DPMNE paraprakisht bën të ditur se nuk do të respektoj marrveshje që nënkupton mohim të Maqedonisë, veçoritë e saja, gjuhën dhe historinë.", tha Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE.
Nga partia opozitare i kërkojnë kryeminsitrit që ta njoftoj opinionin se për çfar bisedohet, dërsa ftojnë qytetarët që të jenë të kujdeshëm dhe të ndjekin atë se çfar po ndodhë rreth bisedimeve me Bullgarinë.
GYLTENE SINANI
