Maqedoni
Raporti i Qendrës për Komunikime Qytetare: Për 18% rritet transparenca e institucioneve
06.06.2021 14:30
Për 18% është zmadhuar transparenca aktive e komunave....

Për 18% është zmadhuar transparenca aktive e komunave, ministrive dhe qeverisë nga 2016 e deri më tani, komentoi zëvendës kryeministri Lupço Nikollovski pas publikimit të raportit të qendrës për komunikime qytetare. Ai nuk pajtohet me akuzat e opozitës për qeverisje korruptive, por thotë që për dallim nga më herët, tani ka llogaridhënie dhe transparencë.
“Krahasimi i transparencës së ulët të vitit 2016-të dhe kjo e vitit 2021, ku qeveria, ministritë dhe institucionet tjera kanë rritje të madhe për transparencë, dëshmon vullnetin politik dhe politikat të cilat janë miratuar këtë periudhë me qëllim që qytetarët të kenë qasje deri tek të gjitha informacionet.”, tha Lupço Nikollovski, zv/kryeministër.
Punësimet e përkohshme ende janë problem, por Nikollovski thotë se do të zbatohen edhe rekomandimet e komisionit antikorrusion.
“Besoj në ligjet dhe ndryshimet që do ti propozojmë, sikurse ligjet për administrator dhe punësimet në sektorin publik. Me ministrit e shoqërisë informatike dhe ministrat tjerë punojmë intenzivisht për të zbatuar 40 rekomandimet, politikë të qeverisë. Këto rekomandime vijnë drejtpërdrejtë nga komisioni antikorrupsion, transparensi interneshënël dhe mbështetësit ndërkombëtarë të shtetit.”, tha nikollovski.
Zëvendës kryeministri thotë se shpenzimet e institucioneve shtetërore janë ulur dukshëm dhe çdo llogari do të duhet të publikohet në faqen e ministrisë së financave.
MERALE ISMAILI
