Maqedoni
Kovid 19, 7 të vdekur, 10 të infektuar dhe 332 të shëruar
06.06.2021 14:53
Në 24 orët e fundit janë kryer 2.825 teste anti kovid prej të cilëve janë regjistruar 10 të infektuar....

Në 24 orët e fundit janë kryer 2.825 teste anti kovid prej të cilëve janë regjistruar 10 të infektuar. Ndërkohë janë regjistruar edhe 332 të shëruar, ndërsa 7 persona e kanë humbur jetën. Që nga fillimi I pandemisë janë regjsitruar gjithsejt 155 mijë e 417 të infektuar,prej të cilëëve 149 mijë e 292 persona janë shëruar, 5455 persona kanë humbur jetën, ndërsa aktualisht në vend ka edhe 670 raste aktive prej të cilëve 123 ndodhen në tratim spitalorë në Kovid qendrat në tër vendin. Në 24 orët e fundit në trajtim spitalorë janë regjistruar vetëm dy pacientë.
Koordinatori I Kovid qendrave Dejan Dokiq thot se vetëm imunizimi mund të parandalojë vale të re infektimesh.
"Qytetarët të cilët nuk janë vaksinuar duhet të paraqiten për të caktuar termine dhe të vaksinohen. Shpresoj se nuk do të kemi edhe një vale të re por kjo për momentin nuk mund të parashikohet. Ne jemi të përgaditur që edhe nëse ka vale të re të mos jetë me intenzitet të njejtë me atë që kaloi.". tha Dejan Dokiq, koordinatorë i Kovid Qendrave.
Vaksinimi dhe rspektimi i masave i kanë sjellur te zbutja e gjendjes me pandeminë ka vlerësuar edhe misnitri i shëdnetësisë Venko Filipçe.
GYLTENE SINANI
