Botë

Papa dhe Patriarku luten për Ukrainën

01.12.2014 11:33

Papa Françesku dhe lideri shpirtëror i ortodoksëve të botës kanë bërë thirrje për paqe në Ukrainë...

Papa Françesku dhe lideri shpirtëror i ortodoksëve të botës kanë bërë thirrje për paqe në Ukrainë, duke kërkuar nga të gjitha palët që të ndjekin dialogun, bazuar në të drejtën ndërkombëtare.
 
Françesku dhe Bartolomeu, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët nga Stambolli. Ata po ashtu kanë kërkuar që të marrë fund persekutimi i dhunshëm i të krishterëve nga Siria dhe Iraku.
 
Dy liderët kishtarë kanë bërë thirrje edhe për dialog konstruktiv me Islamin, bazuar në respektin dhe mirësinë e ndërsjellë.
 
Papa Françesku ka qëndruar për vizitë treditore në Stamboll.
 
Të shtunën, Papa është lutur në Xhaminë e “Sulltan Ahmetit” së bashku me myftiun e Stambollit, Rahmi Yaran. Gjatë qëndrimit në Ankara, të premten, Papa ka bërë thirrje për dialog ndërfetar.