Ekonomi
Kuçi: Rritja e çmimeve nuk mund të mbulohet me rritjen e pagave
06.06.2021 17:09
Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore nuk mund të mbulohet me rritjen e pagave....

Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore nuk mund të mbulohet me rritjen e pagave. Afaristi Menderez Kuçi në një prononcim për TVM2 shprehet se qeveria në mungesë të masave konkrete për stabilizim të çmimeve mundohet të arsyetoj me rritjen e pagave. Kjo sipas tij nuk mund të arrij efektin për rritje të standardit jetësor.
“Ne shohim se rritja e rrogave nuk e përcjell dot rritjen e çmimeve. E kemi në situate kaotike ku çmimet rriten në pamundësi të paralajmërimi të një masae e cila do të stabilizonte të paktën çmimet dhe nuk mund të quhet arsyetim ajo që se po rritim rrogat me vlerat minimale për të amortizuar rritjen e çmimeve e cila pastaj ngegativisht ndikon edhe në përditshmërinë e standardit jetësor të populates.”, tha Menderez Kuçi, afarist.
Sipas Kuçit masat për ngritjen e stnadardit jetësor duhet të jenë të koncetruara në sektorin e të mirave materiale.
“Qeveria duhet të ndëmerë të pakën diçka konkrete dhe besoj se atë mundet në sektorin e të mirave materiale që mbushin shportin e një familje që ka të bëjë me produktet bazike, atë mund ta bëj nga rezervat e veta që detyrismisht duhet ti ksihte që ti përdor si mekanizëm për stabilizim çmimesh.”, tha Kuçi.
Paralajmërimi për rritjen edhe të çmimit të energjisë, Kuçi tha se edhe më tej do të rëndojnë buxhetin e amvisërive. Shtoi se pushteti duhet të gjejë mënyra tjera alterntive më efikase për tu përballur me pasojat ekonomike të shkaktuara nga Covid 19.
ZEKIRJA MEXHITI
