Maqedoni

Resi Abdurrahmani, kryetar i ri i Degës së Tetovës

01.12.2014 11:49

Në zgjedhjet e djeshme të mbajtura në Degën e Tetovës, për kryetar të ri dege me 61 vota, Resi Abdurahmani arriti t’i fitojë dy kundërkandidatët e tij që në raundin e parë...

Në zgjedhjet  e  djeshme të mbajtura në Degën e Tetovës, për kryetar të ri dege me 61 vota, Resi Abdurahmani arriti t’i fitojë dy kundërkandidatët e tij që në raundin e parë, duke marrë më shumë se 50% të votave. 
 
Në votim, 37 vota mori Hisen Xhemaili dhe 21 vota mori  kryetarja aktuale e Tetovës, Teuta Arifi. Fitoren kryetarit të ri të Degës së Tetovës ia uroi lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.
 
Në fjalën e tij përshëndetëse, Ahmeti tha se Kuvendi Zgjedhor i së dielës është rezultat i një pune të shkëlqyer, zhvilluar në respektim të vlerave njerëzore dhe të vullnetit e mendimit të të gjithë anëtarëve të përfshirë në proces.