Maqedoni

Parashikimi i motit

07.06.2021 08:59

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm dhe me vranësira, ndërsa në orët e paradites..

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm dhe me vranësira, ndërsa në orët e paradites mot i paqëndrueshëm, në më shumë vende madje me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar.
 
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 10 deri në 17 gradë, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 18 deri në 31 gradë celsius.
 
Edhe gjatë ditëve në vijim moti pritet të jetë me vranësira dhe reshje të shiut.