Botë

Hakmarrje për vdekjen e një trafikanti droge, digjen 14 autobusë dhe makina policie: Urdhri erdhi nga burgu

07.06.2021 09:52

Katërmbëdhjetë autobusë dhe dy makina policie u dogjën dhe u shkatërruan në orët e para të mëngjesit të së dielës...

Katërmbëdhjetë autobusë dhe dy makina policie u dogjën dhe u shkatërruan në orët e para të mëngjesit të së dielës, 6 qershor  në qytetin brazilian të Amazonës, Manaus si hakmarrje për vdekjen e një trafikanti droge, tha qeveria e shtetit.
 
Shërbimet e autobusëve u pezulluan derisa patrullat e forcuara të policisë të mund të vendoseshin në qytet. Manaus është goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit.
 
Vëllai vret motrën në Shkodër, shefi i komisariatit: Viktima u gjet në dhomën e saj të gjumit
Sekretari i sigurimit të shtetit Amazonas, koloneli Louismar Bonates tha në një deklaratë se urdhri për të djegur automjetet publike erdhi nga brenda burgut ku burgosen drejtuesit e bandave të drogës, shkruan Reuters.
 
Automjetet u dogjën gjithashtu në dy qytete fqinje, tha ai.