Botë

Rivalët militantë: Lideri i grupit Boko Haram ka vrarë veten

07.06.2021 10:25

Lideri i grupit militant në Nigeri, Boko Haram, Abubakar Shekau...

Lideri i grupit militant në Nigeri, Boko Haram, Abubakar Shekau, ka vrarë veten, kanë thënë rivalët militantë në një audio-incizim.
 
Në materialin e siguruar nga agjencitë e lajmeve, Shteti Islamik Provinca e Afrikës Veiore (Iswap) ka thënë se Shekau ka vdekur pasi ai ka vendosur lëndë shpërthyese në trupin e tij.
 
Sipas grupit, ngjarja ka ndodhur pas përleshjes mes militantëve të të dyja formacioneve.
 
Shekau është raportuar i vdekur muajin e kaluar, si dhe i vrarë tash e një kohë.
 
As Boko Haram, as Qeveria e Nigerisë nuk kanë konfirmuar vdekjen e tij.
 
Analistët thonë se nëse konfirmohet vdekeja e Sheakut, është e paqartë nëse do të shënonte fundin e Boko Haramit.
 
Disa parashikojnë se vdekja e Shekaut mund të rezultojë me dhënie fund të rivalitetit të dhunshëm mes grupeve Boko Haram dhe Shtetit Islamik Provinca e Afrikës Veriore, mirëpo të tjerë thonë se militantët e Boko Haramit do t’iu qëndrojnë besnikë ideve të tyre./ REL