Sportet E Tjera
Edhe një fitore e Jansrudit
01.12.2014 11:52
Skiatori norvegjez, Kjetil Jansrud, shënoi edhe një fitore. Ai brenda dy ditëve ka varguar dy fitore në Kupën e Botës...
Norvegjezi të shtunën ngadhënjeu në disiplinën e lëshimit, ndërsa sonte në supersllallomin e madh, që u mbajt në Lake Louise të Kanadasë.
Ai zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:32.02 minuta, duke lënë pas vetes për 29 të qindtat austriakun Matthias Mayer.
Një garë e fortë është zhvilluar për faktin se Mayer për dy të qindtat e sekondës ka qenë më i shpejtë se italiani Dominik Paris, që zuri vendin e tretë.
Garë të mirë zhvilloi edhe Otmar Striedinger nga Austria, i cili renditet i katërti me një të qindtat më pak se i treti dhe tri më shumë se bashkëkombësi i tij, Max Franz.
Jansrud për dy ditë regjistrojë dy fitore dhe tashmë kryeson në renditjen e përgjithshme me 216 pikë, duke lënë pas austriakun Marcel Hirscher (180) dhe gjermanin Fritza Dopfera (120).