Vaksinimi për shtetasit e RMV-së në Vranje, nga sot pa caktim termini, vetëm me letërnjoftim
Prej sot, qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të vaksinohen në pikën kryesore të vaksinimit në Vranjë, pa termin paraprak.....

Prej sot, qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të vaksinohen në pikën kryesore të vaksinimit në Vranjë, pa termin paraprak.
Të shtunën dhe të dielën, një grup prej 753 qytetarëve të RMV-së, u vaksinuan atje, pas terminit që iu caktua paraprakisht. Procesi i vaksinimit vazhdon edhe në vend me vaksinat e mbetura në pritje të sasive të reja. Deri më tani, numri i të vaksinuarve është 245 mijë e 413. Në ueb faqen zyrtare të vaksinimit, janë regjistruar 440 mijë e 213 qytetarë. Gjendja me pandeminë vazhdon të stabilizohet.
Në 24 orët e fundit u regjistruan 7 të vdekur, 10 të infektuar dhe 332 të shëruar. Numri i rasteve aktive në vend është ulur në 670 persona, ndërsa i atyre në trajtim spitalor në 123. Pas uljes edhe më tej të shifrave, Komisioni për Sëmundje Infektive doli me propozim që ora policore të shkurtohet, por jo të hiqet plotësisht. KSI propozon që pas 15 qershorit, ora policore të fillojë prej orës një pas mesnate dhe të zgjasë deri në orën 4 të mëngjesit. Ky propozim duhet të miratohet nga Qeveria.
