Botë

Konjufca zhvillon vizitën e parë zyrare, takime me Ruçin, Metën dhe Bashën në Tiranë

07.06.2021 11:34

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, zhvillon sot në Shqipëri vizitën e tij të parë zyrtare jashtë Kosovës....

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, zhvillon sot në Shqipëri vizitën e tij të parë zyrtare jashtë Kosovës.
 
Fillimisht kryetari i kuvendit të Kosovës do të zhvillojë një takim me homologun e tij, Gramoz Ruçin, në kryesinë e Kuvendit, ku do të japin një deklaratë për shtyp e pas kësaj ai do të zhvendoset në Presidencë ku do të zhvillojë takim me presidentin e vendit, Ilir Metën. Më pas, Konjufca do të kalojë në Selinë e PD-së ku do të ketë një takim me Lulzim Bashën.