Maqedoni

Babovski: AUV ka nevojë për 20 inspektorë profesionistë

07.06.2021 11:50

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari ka mungesë të kuadrit profesional....

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari ka mungesë të kuadrit profesional. Drejtori i AUV-së, Nikollçe Babovski, thotë se nuk ankohet për numrin e të punësuarve, por përgatitja profesionale e tyre nuk është e duhura.
 
“Ne kemi nevojë për më pak se 20 inspektorë në terren, këtu plus hyjnë edhe vendkalime kufitare ku ne gjithashtu kemi njerëz tanë”, tha Babovski.
 
Në Ditën Botërore të Ushqimit të Sigurt - 7 qershorit, ai ka siguruar qytetarët e Maqedonisë së Veriut se konsumojnë ushqim të sigurt, edhe pse e pranoi se ndonjëherë ka edhe lëshime.