Botë
100 ish-drejtues shtetesh me një kërkesë: G7 të vaksinojë të varfërit kundër Covid-19
07.06.2021 13:38
Njëqind ish-presidentë, kryeministra dhe ministra të jashtëm, kanë nxitur Grupin e Shtatë të vendeve të pasura...

Njëqind ish-presidentë, kryeministra dhe ministra të jashtëm, kanë nxitur Grupin e Shtatë të vendeve të pasura, të paguajnë për vaksinat globale ndaj Covid 19 , për të ndihmuar në ndalimin e mutacionit që e ka kthyer virusin në një kërcënim për mbarë botën.
Në letrën e tyre për G7, ish-udhëheqësit botërorë thanë se bashkëpunimi global kishte dështuar në vitin 2020, por në 2021 mund të fillojë një epokë të re.
“Mbështetja nga G7 dhe G20, që i bën vaksinat të arritshme lehtësisht për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, nuk është një akt bamirësie, por përkundrazi është në interesin strategjik të çdo vendi”, thuhet në letrën e tyre.
Sipas tyre, G7 dhe udhëheqësit e tjerë të ftuar në samit duhet të garantojnë të paguajnë atë që do të arrinte në rreth 30 miliardë dollarë në vit për dy vjet, për të luftuar pandeminë në të gjithë botën. Udhëheqësit e bënë thirrjen e tyre përpara takimit të nivelit të lartë të G7 , që do të mbahet të premten në Angli, i pari që nga fillimi i pandemisë. Midis nënshkruesve janë ish-kryeministrat britanikë Gordon Broun dhe Tony Blair, ish-Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban-Ki Moon dhe 15 ish-udhëheqës afrikanë.
