Ekonomi
KRRE: Nga mesnata shtrenjtohen derivatet e naftës
07.06.2021 13:45
Komisioni Rregullator i Energjisë solli vendimin e ri për rritjen e çmimeve

Komisioni Rregullator i Energjisë solli vendimin e ri për rritjen e çmimeve të karburanteve nga mesnata , për gjysëm denari.
Sipas këtij vendimi , Eurosuper BS-95 nga mesnata do të kushtojë 68 denarë për litër, Eurosuper BS – 98 do të kushtojë 70 denarë për litër.
Eurodizel do të kushtojë 60,50 denarë për litër.
Vaji i ekstra i lehtë për përdorim shtëpiak, shtrenjtohet me një denar dhe nga mesnata do të kushtojë 60 denarë për litër.
