Maqedoni

Gjatë vikendit 30 aksidente në rajonin e Shkupit

01.12.2014 12:29

Gjatë tre ditëve të kaluara në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë së komunikacionit kanë bërë ekspertizë në gjithësej 30 aksidente komunikacioni...

Të premten, më 28 nëntor, është kryer ekspertizë në gjithësej 11 aksidente komunikacioni. Pesë prej tyre janë me pasoja dëme materiale dhe pesë me pasoja lëndime trupore ku lëndime të lehta trupore janë pësuar katër vozitës të automjeteve, katër bashkëudhëtarë, një vozitës i mjetit ngarkues dhe një udhëtar i  autobusit.
 
Ka ndodhur edhe një aksident me pasoja lëndime të rënda trupore ku lëndime të rënda trupore ka pësuar një drejtues motori, ndërsa lëndime trupore ka pësuar edhe në bashkëudhëtar i automjetit.
 
Sipas evidencës së policisë së komunikacionit, kanë ndodhur edhe pesë aksidente me dëme të vogla materiale ku është plotësuar Raporti evropian për aksidentin e ndodhur.
 
Të shtunën, më 29 nëntor, kanë kryer ekspertizë në gjithësej shtatë aksidente Prej tyre, katër janë me pasoja dëme materiale dhe tre me pasoja tëndime trupore ku lëndime të lehta trupore kanë marrë dy shofer të automjeteve dhe një  biçiklistë.
 
Kanë ndodhur edhe dy aksidente me pasja lëndime të rënda trupore ku kanë pësuar nkë biçiklist dhe një këmbësor.
 
Sipas evidencës në policisë së komunikacionit, ka ndodhur një aksident me dëme të vogla materiale ku është plotësuar Raporti evropian për aksidentin e ndodhur.
 
Të dielën, 30 nëntor, janë bërë ekspertiza në gjithësej 12 aksidente. Prej tyre, tetë janë me pasoja me dëme materiale dhe katër me pasoja lëdnime trupore ku lëdnime të lehta trupore kanë pësuar tre vozitës të automjeteve dhe një vozitës i treciklit.
 
Sipas evidencës së policisë së komunikacionit, kanë ndodhur edhe dy aksidente me dëme të vogla materiale ku është plotësuar Raporti evropian për aksidentin e ndodhur.
 
Gjatë uikendit nga ana e policisë së komunikacionit janë zbuluar edhe sanksionuar 33 vozitës të cilët kanë drejtuar automjete nën ndikimin e elkoolit dhe të njëjtit janë shkyçyr nga komunikacioni, 33 vozitës të cilët nuk e kanë rrespektuar shpejtësinë e lëvizjes, 14 prej tyre me automjet kanë lëvizur me shpejtësi deri më 90 kilometra në orë në lagjet e banuara, tre vozitës nuk kanë dhënë të leje kalimi për këmbësorë në vendkalimet për këmbësor dhe gjashtë vozitës nuk i kanë respektuar dritat e komunikacionit në udhëkryqe.
 
Gjatë këtyre tre ditëve nga ana e automjetit special "kaçubetit" nga ana e policisë së komunikacionit janë larguar 94 automjete të cilët kanë penguar zhvillimin e lirshëm të komunikacionit.
 
Sot për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë do të mbërrijë zëvendëskryetari i Republikës Socialiste të Vietnamit, i cili do të mbërrijë në orët e pasdites, rreth orës 16 e 30 minuta në vendkalimin kufitar Deve Bair prej ku do të drejtohet për në Shkup.
 
Gjatë kohës së lëvizjes së kolonës së automjeteve nën përcjellje nëpër rrugët e Shkupit do të ketë regjim të veçantë të trafikut që nënkupton prioritet absolut për të kaluar nëpër të gjitha rrugët.
 
Nga policia e trafikut u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që ti  binden urdhrave do të jepen nga ana e nëpunësve të policisë, të jenë të durueshëm, dhe menjëherë pas kalimit të kolonës së automjeteve të shoqëruar nga policia e trafikut do të merren masa për normalizimin e plotë të komunikacionit./MIA