Maqedoni

Vendimi i Këshillit të BE-së, Dimitrov: Praktika nuk lë vend për qëndrim objektiv

07.06.2021 15:20

Vendimi i Këshillit të BE-së duhet të jetë i qëndrueshëm...

Vendimi i Këshillit të BE-së duhet të jetë i qëndrueshëm, të mos prek identitetin dhe gjuhën maqedonase si dhe të shërbejë si bazë për ndërtimin e raporteve ndërfqinjësore, tha zëvendëskryeministri për eurointegrime, Nikolla Dimitrov, në debatin e këshillit nacional për eurointegrim. Ai nuk dëshiron të  spekulojë as për optimizëm  e as për pesimizëm për epilogun e samitit, pasi konsideron se praktika e deritanishme e BE-së nuk e lejon të ndërtojë një qëndrim objektiv.
 
“Linjat tona të kuqe janë të saktësuara dhe të njohura mirë për të gjitha vendet anëtare të BE-së dhe institucionet. Kërkojmë zgjidhje cilësore që do të jetë e qëndrueshme pa të drejtë të hyjë në shënimet tona identitare dhe që do të jetë një lloj investimi për ndërtimin e raporteve fqinjësore  në bazë të respektit të përbashkët.”,- tha zëvendëskryeministri për eurointegrime, Nikolla Dimitrov.
 
Fillimi i negociatave me BE-në, Ademi: Qytetarët meritojnë vendim pozitiv
 
Nga BDI thonë se vendi meriton fillimin e bisedimeve me BE-në.  
 
“RMV meriton të ecë drejt rrugës eurointegruese. Këshilli i BE-së duhet përfundimisht në qershor ta materializojë vendimin për fillimin e bisedimeve nga marsi i vitit të kaluar. Të gjithë pajtohemi se pas pritjes së gjatë me të vërtetë na duhet  fillim i mirë i bisedimeve, i nevojshëm jo vetëm për RMV-në por edhe për kredibilitietin e BE-së.”,- tha anëtari i Këshillit Nacional për Eurointegrime, Arbër Ademi.
 
VMRO-DPMNE: Të punojmë më shumë në reformat e brendshme
 
VMRO-DPMNE konsideron se Këshilli Nacional për Eurointegrime duhet të targetojë ngecjet, pasi raportet me Bullgarinë momentalisht nuk mund të avancohen.
 
“Shumë pak me rëndësi janë për momentin raportet me Bullgarinë  sepse thjeshtë nuk mund të bëjmë diçka më tepër, por mund të bëjmë më shumë  brenda si në ekonomi, gjyqësor e prokurori.”,- theksoi anëtari i Këshillit Nacional për Euro-Integrime, Ljupço Prenxhov.
 
Negociatat me Bullgarinë, Nikollovski:  Qeveria ka mungesë transparence
 
Kryetari i Këshillit Nacional për Eurointegrime, Aleksandar Nikolloski, kritik ndaj qeverisë për  mungesë të transparencës në negociatat me Bullgarinë.
 
“Qeveria duhet të jetë  shumë e kujdesshme në  pranimin e çfarëdo marrëveshjeje që do të nënkuptonte shkatërrimin e pozitave nacionale, gjuhës kulturës dhe revidimit të historisë, që do të thotë revidim i së ardhmes.”,- u shpreh kryetari i Këshillit Nacional për Eurointegrime, Aleksandar Nikolloski.
 
Nikolloski thotë se situata reale  dhe pozicioni bullgar nuk lë vend për optimizëm se në samitet e verës RMV do të ketë zgjidhur problemin dypalësh dhe të ketë  filluar bisedimet me BE-në.
 
NERMIN MULAKI FEZJULLAHU