Maqedoni

Aleanca për Shqiptarët: Tetova, vend i rrezikshëm për të jetuar

07.06.2021 15:42

Aleanca për Shqiptarët e cilëson Tetovën një qytet të rrezikshëm për të jetuar....

Aleanca për Shqiptarët e cilëson Tetovën  një qytet të rrezikshëm për të jetuar. Sipas tyre, tetovarët luftojnë për ajër të pastër dhe ujë të pijshëm. Përballen me deponi të egra dhe mungesë të infrastrukturës. Nga ASH thonë se komuna e bën veshin shurdh ndaj halleve të qytetarëve.
 
“Tetova gjatë këtyre tetë viteve ka probleme mesjetare: me plot deponi të egra, me ajër të ndotur, me mungesë të infrastrukturës. Dhe më skandalozja, nuk ka ujë për pije, por ka vërshime që marrin jetë njerëzish dhe shkatërrojnë shtëpitë e tyre. Çfarëdo apeli që i është bërë deri tani Komunës apo Qeverisë për këto probleme. Sot e tutje ne do të kërkojmë nga qytetarët që ashtu si arritëm të realizojmë shumë kauza duke ngritur zërin me protesta dhe aktivizëm, të heqim qafe ata që na mohojnë edhe të drejtën për jetë.”,- tha Muzafer Etemi nga ASh.