Maqedoni

Subvencione deri në 18,000 denarë për instalimin e pajisjeve ekologjike në automjete

07.06.2021 16:05

Të gjithë qytetarët të cilët nga nesër do të blejnë dhe instalojnë një pajisje për gaz të lëngshëm të naftës (LPG)...

Të gjithë qytetarët të cilët nga nesër do të blejnë dhe instalojnë një pajisje për gaz të lëngshëm të naftës (LPG), metan ose lloj tjetër të karburantit alternativ në automjete, do të kenë mundësinë të marrin rimbursim prej 50% të çmimit, por jo më shumë se 18,000 denarë.
 
Sipas shpalljes, të gjithë qytetarët që nga nesër do të instalojnë këtë lloj të pajisjeve në automjetet e tyre do të mund të realizojnë të drejtën e kthimit të 50 për qind të mjeteve për instalimin e pajisjes së gazit, por jo më shumë se 18.000 denarë, respektivisht 300 euro.
 
Në mënyrë që të marrin subvencione, pronarët e automjeteve të prodhuara nga viti 2005 e këndej, duhet të bëjnë blerjen dhe instalimin e aparateve me forcë lëvizëse në GLN, metan ose ndonjë lloj tjetër të karburantit alternativ në automjetet, pas ditës së shpalljes së Thirrjes publike, në ndonjërën nga ndërmarrjet që bëjnë shitjen dhe instalimin e pajisjeve të tilla.
 
Me automjetin e tillë të ripërpunuar, pronari duhet t’i drejtohet Shërbimit teknik që do të konstatojë ripërpunimin dhe pronari do të udhëzohet në MPB ku duhet të paraqitet ripërpunimi. Në MPB pronarit i jepet referencë, që ia dorëzon shërbimit teknik, në mënyrë që të mund të ushtrohet kontrolli i përputhshmërisë së ripërpunimit të bërë. Shërbimi teknik e kontrollon automjetin, përpilon procesverbal dhe lëshon vërtetim për përputhshmërinë e pajisjes së instaluar (i njohur si ATEST) dhe letër përcjellëse.
 
Me Vërtetimin dhe letrën, pronari niset në sportelit të MPB-së (në shërbimin teknik ose stacionin për kontrolle teknike) ku merr leje të re të qarkullimit në të cilën është evidentuar ripërpunimi, respektivisht se është montuar pajisje me fuqi lëvizëse në GLN, metan ose ngjashëm. Procedura nga momenti i ardhjes në shërbimin teknik deri në lëshimin e lejes së re të qarkullimit nuk zgjatë më shumë se 2 deri 3 ditë.
 
„Kjo masë që rezulton nga Ligji për automjete ka të bëjë me dy fusha të rëndësishme, e këto janë komunikacioni dhe ekologjia që janë rezultat i kërkesave të qytetarëve, e ka qëllim kryesor uljen e ndotjes së ajrit nga automjetet. Shpallja do të zgjasë 60 ditë nga dita e publikimit dhe do të zbatohet sipas parimit “I pari i ardhur, i pari i shërbyer”. Kompensimi i një pjese të shërbimeve do të bëhet për vetëm një automjet në familje.
Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar në Thirrjen publike në Arkivin e Ministrisë së Ekonomisë është si vijon:
- Kërkesë e plotësuar dhe deklaratë nga parashtruesi i kërkesës;
- llogari fiskale me fletëpagesë, ose faturë;
- kopje nga leja e qarkullimit për automjetin, e vërtetuar në noter, në të cilën është evidentuar ndryshimi;
- fotokopje e letërnjoftimit; 
- numri i llogarisë së transaksionit
Për këtë masë nga Buxheti i Ministrisë së Ekonomisë janë parashikuar 11 milionë denarë.