Marrëveshja me Bullgarinë, VMRO-DPMNE të martën del në rrugë në 11 qytete
Opozitarja VMRO-DPMNE të martën do të bllokojë udhëkryqet kryesore në Shkup....

Opozitarja VMRO-DPMNE të martën do të bllokojë udhëkryqet kryesore në Shkup dhe do të mbajë protesta në 10 qytete të tjera të vendit.
Kreu i kësaj partie, Hristijan Mickoski, theksoi në tryezën e bisedimeve për heqjen e vetos nga Bullgaria janë vendosur identiteti, gjuha, kultura, që çka, sipas tij, ekziston rreziku i bullgarizimit të Maqedonisë.
Njoftoi se nëpërmjet protestës, do të kërkojnë dokumentin, të cilin, siç thonë, negocion kryeministri Zaev dhe përfaqësuesi special, Vllado Buçkovski. Protestat e paralajmëruara do të zhvillohen prej orës 15:00 deri në ora 17:00.
“Nga burime të larta diplomatike nga Brukseli dhe Sofja, mësojmë se kërkesat që janë pjesë përbërëse e deklaratës së miratuar në Parlamentin bullgar, praktikisht do të jenë pjesë e kornizën negociuese të Maqedonisë me Bashkimin Evropian. Në këtë moment, problemin bilateral që ne e kemi me Sofjen zyrtare, kurse ka të bëj me popullin e Maqedonisë, kulturën, traditën, ritualet, gjuha maqedonase, lufta anti-fashiste – praktikisht të gjitha ato probleme që përfshihen në Deklaratën e miratuar nga Parlamenti bullgar, do të jenë problem që do ta kemi ne me Bashkimin Evropian. Gjegjësisht, nga problemi bilateral, problemi do të rritet në problem ndërmjet Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian. Këtë mund ta ndalojmë vetëm në një mënyrë: Publiku me kritikën e tij dhe njëkohësisht populli në rrugë.”,- tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Lidhur me udhërrëfyesin për të cilin ka folur Micvkoski, pak ditë më parë, kryeministri Zaev tha se "Udhërrëfyesi për përmbushjen e detyrimeve të Marrëveshjes së Fqinjësisë së mirë" u është dorëzuar shërbimeve eksperte në Ministrinë e Punëve të Jashtme. (Zekirja Mexhiti, TVM2)
